Shumë biznese të vogla në Shqipëri kanë ende një faqe interneti të vjetër, të ngadaltë, ose nuk kanë fare. Ndërkohë, klienti i parë që dëgjon për biznesin tënd shkon direkt në Google. Nëse nuk të gjen, ose gjen diçka që nuk i jep besim, humbet klientin pa e kuptuar kurrë.
Më poshtë janë elementët që nuk mund të mungojnë në një faqe interneti profesionale për një biznes të vogël.
1. Një mesazh i qartë në krye të faqes
Vizitori i parë vendos brenda 5 sekondave nëse qëndron ose largohet. Nëse hyn në faqen tënde dhe nuk kupton menjëherë çfarë bën biznesi yt dhe kë ndihmon, largohet.
Çfarë duhet të shohë klienti në sekondën e parë:
- Çfarë bën biznesi yt (shërbimi kryesor).
- Kë ndihmon (target audienca).
- Çfarë duhet të bëjë tani (buton kontakti, ofertë, thirrje në veprim).
Shembull i thjeshtë: “Ofrojmë mbështetje IT për biznese të vogla dhe të mesme në Shqipëri. Na kontaktoni për një konsultim falas.”
2. Shërbime të paraqitura qartë
Klienti nuk duhet të lexojë faqe të tëra teksti për të kuptuar çfarë ofron. Shërbimet duhet të jenë të paraqitura në mënyrë të thjeshtë dhe vizuale: kartë me titull, një fjali shpjeguese dhe një buton për të mësuar më shumë ose për të kontaktuar.
Shmang listën e gjatë me pika teknike. Foli klientit për problemin që i zgjidhni, jo për teknologjinë që përdorni.
3. Faqe “Rreth Nesh” që jep besim
Njerëzit blejnë nga njerëz, jo nga kompani anonime. Një faqe “Rreth Nesh” e mirë tregon:
- Kush jeni dhe nga vini.
- Sa vite eksperiencë keni.
- Çfarë ju bën të ndryshëm nga të tjerët.
- Nëse keni foto reale të ekipit, edhe më mirë.
Kjo faqe është shpesh e nënvlerësuar, por është një nga ato që klientët e vizitojnë më shumë para se të kontaktojnë.
4. Informacion kontakti i dukshëm
Ky është gabimi më i shpeshtë: informacioni i kontaktit është i fshehur thellë në faqe ose mungon fare. Klienti që dëshiron të kontaktojë nuk duhet ta kërkojë.
Çfarë duhet të jetë gjithmonë e dukshme:
- Numri i telefonit ose WhatsApp.
- Adresa email zyrtare.
- Forma e kontaktit (nëse keni).
- Adresa fizike nëse keni zyrë.
Vendoseni në header dhe footer të faqes, jo vetëm në faqen “Kontakt”.
5. Faqe e optimizuar për telefon (mobile friendly)
Mbi 70% e vizitorëve hyjnë nga telefoni. Nëse faqja juaj nuk shfaqet mirë në ekran të vogël, humbni pjesën më të madhe të vizitorëve.
Kontrolli minimal që mund ta bëni vetë:
- Hapeni faqen nga telefoni juaj.
- A lexohet teksti pa e zmadhuar?
- A funksionojnë butonat dhe menuja?
- A ngarkohet shpejt edhe me internet normal?
Nëse përgjigja është “jo” për ndonjë prej këtyre, është koha për të rregulluar.
6. Shpejtësi e mirë ngarkimi
Një faqe e ngadaltë humbet vizitorët dhe dëmton pozicionimin në Google. Shkaqet më të shpeshta të ngadalësimit janë imazhet e mëdha, temat e rënda dhe shtojcat e shumta të WordPress.
Mjete falas për të testuar shpejtësinë:
- Google PageSpeed Insights (pagespeed.web.dev)
- GTmetrix (gtmetrix.com)
Nëse rezultati është nën 70, ka hapësirë për përmirësim.
Përfundim: faqja juaj është vitrina juaj dixhitale
Një faqe interneti profesionale nuk duhet të jetë e komplikuar apo e shtrenjtë. Duhet të jetë e qartë, e shpejtë, e lexueshme në telefon dhe të japë besim që vizitori të bëhet klient.
Nëse nuk jeni të sigurt si duket faqja juaj sot, na dërgoni adresën dhe ju themi hapur çfarë mund të përmirësohet.

